')

Shërbimet Fiskale

Sherbimet  Fiskale

Shërbimet fiskale  kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadër të legjislacionit fiskal dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljeS se ligjeve fiskale te cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosoves dhe shmangien e pasojave serioze te cilat mund te vijnë nga kontrollet e mëvonshme nga inspektoret tatimor.

• Percaktimi i detyrimeve fiskale te klienteve dhe/ose asistimi ne perpilimin dhe mbushjen e raporteve ne perputhje me kerkesat e Administrates Tatimore,

• Pergatitja e raporteve fiskale, rishikimi i njoftimeve vleresuese, renia dokord per llogritjen e tatimeve dhe asistence ne revizionimin fiskal.

• Shërbimet e deklarimit te formularëve mujore tremujor dhe vjetor:

  • WM- Pasqyrë e mbajtjes në Burim dhe Pagimit të Tatimit
  • CM -Pasqyra e Kontributeve për Pension dhe Formulari i Pagesës
  • TV-  Formulari I deklarimit dhe pagesës se TVSH-se
  • WR-Pasqyra e mbajtjes ne burim dhe pagesës se Interesit, te drejtës pronësore, Qirasë, fitoreve ne Lotari dhe Personin jo-rezident
  • Raportimi I kontributeve pensionale ne baza mujore
  • KRR- Kërkesës për Rimbursim/Rikthim/Kthim
  • IL-   Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale
  • IS-    Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale
  • QL- Pasqyra Tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha
  • QS-Pasqyra Tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla
  • IR-   Pasqyra e Tatimit mbi qiranë dhe pasurinë e patrupëzuar
  • CQ- Raporti Tremujor për Kontribute
  • PD- Deklarata Vjetore dhe të Pagesës për tatim në të ardhura personale
  • CD- Deklarata Vjetore dhe të Pagesës për tatim në të ardhura të Korporatave
  • WA-  Pasqyra Vjetore e Barazimit të Tatimit në paga
  • Raportimi I transaksioneve mbi 500 euro
  • Certifikata e tatimit te mbajtur në burim për tatimin në qira
  • Certifikatat e tatimit në paga dhe kontributeve pensionale
  • FCPK – Formulari i caktimit te punedhenesit kryesor
  • Formular Regjistrimi Për Numer fiskal
  • Formular Regjistrimi Për TVSH
  • Formular Ndryshimesh Për Regjistrimin Në TVSH
  • Kërkesë për Cert. Importi dhe Eksporti
  • Formular Aplikacioni Për Regjistrim Për Korporatat E Vogla Që Vendosin Të Tatohen Sipas Skemës Së Tatuarjes Mbi Të Ardhurat Reale
  • Formular Aplikacioni Për Bizneset Individuale Që Vendosin Të Tatohen Sipas Skemës Së Tatuarjes Mbi Të Ardhurat Reale
  • Kërkesë për Refundim Pensional për të vetepunesuarit
  • Kërkesë për Refundim Pensional për punëdhënësin
  • Kerkese per vertetim tatimor
  • Plotesimi dhe pergaitja e te gjitha aplikacioneve per pagese
  • Përditësimi mbi zhvillimet e legjislacionit fiskal.

Te gjitha deklarimet bëhen nen mbikëqyrjen e Kontabilisteve profesionistë dhe  te certifikuar.